Tiranë, sekuestrohen 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë

Policia ka njoftuar se ka finalizuar me sukses megaoperacionin policor të koduar “Fusha e kuqe”. Ajo arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Benz” u gjetën në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Vlera e sasië narkotike nëse hidhej në treg mendohet se është gjysmë milioni euro.
Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G. banues në Sukth.
Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




