Tiranë/ Shisnin monedha floriri online, kapen babë e bir, sekuestrohen 467 monedha

Babë e bir kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shisnin online në rrjete sociale monedha floriri.
Blutë e kryeqytetit sqarojnë se pas kontrollit në banesën e 65-vjeçarit dhe djalit të tij 35-vjeçar, kanë sekuestruar 467 monedha floriri, 3 prej të cilave ishin vjedhur më parë në një banesë.
Babë e bir në bashkëpunim me njëri-tjetrin reklamonin e shisnin online në rrjete sociale monedha floriri, ndërsa fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Policia e Tiranës bën me dije se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gold coins”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit K. F., 65 vjeç dhe K. F., 35 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




