Tiranë/ Tentuan t’i merrnin 100 mijë euro një biznesmeni përmes mashtrimit, arrestohen babë e bir

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohet se përmes mashtrimit u merrni shuma të mëdha biznesmenëve në vend. Rasti më i fundit pre e mashtrimit ra një biznesmeni në Tiranë, ku tentuan t’i merrni shumë prej 100 mijë euro.
Gjatë operacionit të koduar “Telegram” në pranga ranë babë e bir B. V., 54 vjeç dhe A. V., 24 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim F. Gj., të tre banues në Tiranë.
Sipas policisë “F.Gj. ishte organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, i cili duke u prezantuar si zyrtar i lartë, në komunikimet në rrjetet sociale, iu kërkonte biznesmenëve, shuma të mëdha parash. Ndërsa babë e bir do të merrnin shumën 100 000 euro nga një biznesmen”.
Babë e birë janë mbajtur në vëzhgim nga policia deri në momentin kur janë arrestuar në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave nga biznesmeni.
Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta 3 shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




