Tiranë/ U godit nga piruni, vdes punëtori i qendrës tregtare

Aktualitet | 4 vite më parë

Një 32 vjeçar humbi jetën pasi, paraditen e sotme, u dëmtua aksidentalisht nga piruni në ambientet e jashtme të një qendre tregtare 

I riu, punonjës i kësaj qendre u dërgua në Spitalin e Traumës por pas disa orësh ndërroi jetë, për shkak të plagëve të marra informoi sot policia e Tiranës.

“Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç” informoi sot policia.
 
61 vjeçari i cili drejtonte mjetin e punës u shoqërua në polici për kryerjen e veprimeve procedurale.  

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme