Tiranë/ Vodhi karrotrec dhe motomjet, në pranga 38-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 38-vjeçar pasi akuzohet për vjedhjen e një automjeti dhe motomjeti, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një 36-vjeçar për përvetësimin e mallrave të vjedhura.
38-vjeçari, sipas njoftimit të policisë, më 27 prill ka vjedhur në rrugën “Hoxha Tahsim”, një karrotrec, ndërsa më datë 3 maj ka vjedhur një motomjet në rrugën “28 Nëntori”, të cilin më pas ia ka shitur shtetasit 36-vjeçarit të proceduar në gjendje të lirë.
Konkretisht, policia sqaron se “Shtetasi E. B. dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, konkretisht më datë 27.04.2023, në rrugën “Hoxha Tahsim”, dyshohet se ka vjedhur me një karrotrec, automjetin e shtetases T. N., ndërsa më datë 03.05.2023, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit A. H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F. S.”.
Policia ka sekuestruar automjetin dhe motomjetin e vjedhur, si dhe një aparat celular.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




