Tiranë, vodhi nga kasaforta në vendin e punës, prangoset 37- vjeçari

Aktualitet | 3 vite më parë

Punonjësi i një subjekti privat në Tiranë është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se kishte vjedhur një sasi parash në subjektin ku punonte. Policia e Tiranës informoi se Komisariati Nr. 2, ka finalizuar një operacion policor të koduar “Kasaforta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Si rezultat i këtij operacioni, në prangat e policisë ka rënë një shtetas, i cili dyshohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ai ishte i punësuar. Shuma e sekuestruar nga policia është 640 000 lekë të rinj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kasaforta”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit B. L., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- përfundon njoftimi i policisë.

/rtsh.al/ a.m

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme