“Titans Fights” edicioni i katërt

E diela në mbrëmje do të sjellë një ngjarje të rëndësishme boksi në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës. Bëhet fjalë për edicionin e katërt të “Titans Fights”që vazhdon të konceptohet si një spektakël bamirësie, ndërsa paratë e biletave do të shkojnë përsëri për Shtëpinë e Foshnjes në Durrës. Presidenti i “Titans Fights Club”, Frederik Shoshi, do të pohonte
“Nuk kërkojmë të bëjmë vetëm shou, apo punën e boksit, që mund të duket si e egër, por gjithmonë thyhet me pak muzikë, që të ketë edhe ngjyrat e spektaklit. Gjithmonë për të qenë diçka e bukur”, thotë presidenti i “Titans Fights Club”
Ardit Murja, që është një nga boksierët më të talentuar durrsak, tregon për mikrofonin e Radio Televizionit Shqiptar se është në një formë maksimale dhe fitorja e tij është obligim
“Shpresoj që ta kaloj këtë ndeshje me shumë sukses kjo sikurse kam kaluar dhe çdo takim. Shpresoj dhe besoj se do të jap më të mirën time si gjithmonë”, bën të ditur Murja.
Aktiviteti i katërt i “Titans Fight” do të nisë në ora 18:00 të dielën në “Ramazan Njala” në Durrës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




