Tjetër penalizim për Evertonin, Premier League i zbret 2 pikë

Angli | 3 vite më parë

Një tjetër lajm i keq për Evertonin, i cili duhet të përballet me një zbritje të re prej 2 pikësh në renditje për shkeljen e rregulloreve të Premier League në lidhje me produktivitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomiko-financiare.

Këtë e ka raportuar gazeta angleze “The Athletic”, duke nënvizuar se si është vendosur sanksioni ndaj Evertonit nga një komision i pavarur, të cilit i është dorëzuar materiali janarin e kaluar nga vetë Premier League dhe është zbritja e dytë e pikëve në këtë sezon (fillimisht u dha -10, më pas u reduktua në -6). Kjo i referohet periudhës kontabël trevjeçare që përfundon në 2022/23.

Me këto dy pikë më pak, Everton zbret në vendin e 16-të të tabelës së klasifikimit të Premier League.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme