Tjetër tërmet 7.7 ballë godet Turqinë, dëmtohen banesat në Kahramanmaraş

Botë | 4 vite më parë

Një tjetër tërmet me magnitudë 7.7 i shkallës rihter ka goditur Turqinë. Sipas të dhënave Sizmiologjike Evropiane, epiqendra e tërmetit ka qenë në Kahramanmaraş dhe lëkundjet janë ndjerë në shumë zona të Tuqisë.  Nuk dihet nëse tërmeti që sapo u regjistrua në afërsi të Akpinarit, ka shkaktuar viktima, por dëmet janë të konsiderueshme.

Kjo goditje e fortë vjen pas tërmetit fatal që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 1000 persona dhe ka plagosur më shumë se 6000 të tjerë. Pas tërmetit që u regjistrua në orët e para të mëngjesit, ka patur mbi 40 pasgoditje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme