TKOB rikthen në skenë “Karnavalet e Korçës”/ Inva Mula vjen në rolin e regjisores, vendos në skenë veprën e të atit, Avni Mula

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të ngjisë kësaj radhe në skenë një vepër të njohur shqiptare. Pas 45 vitesh rikthen operetën e famshme të kompozitorit të ndjerë Avni Mula, “Karnavalet e Korçës”. E sigurisht me vënien në skenë të kësaj vepre, kemi edhe një tjetër rikthim në Opera, atë të bijës, artistes Inva Mula, e cila këtë herë nuk na shfaqet si soprano, por tej skenës si regjisore.
Nga ana tjetër, rikthimi me veprën e të atit, është sa emocion, aq edhe përgjegjegjësi.
I gjithë publiku artdashës do të shijojë gjallërinë e Karnavaleve, linjën e bukur të dashurisë, “pazaret e krushqisë” dhe shëmbëllimin e familjeve borgjeze korçare. Kostumografia e Elva Bellës do të krijojë atmosferën e familjeve borgjeze të viteve ’30, imazhet grafike të skenografisë e gjejnë inspirimin po në Korçë, te fotografi Gjon Mili.
Ky produksion do të interpretohet nga Solistët, Kori dhe Orkestra Simfonike e TKOB-së, në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura, pë 4 netë radhazi, duke filluar nga data 25-28 Shkurt.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




