Tom King, në Librin e Rekordeve Guinness: shënon nga 96 metra

Angli | 6 vite më parë

Është shënuar një rekord i ri në futboll, nga sot, është përfshirë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness. Në fakt, goli që shënoi të martën e kaluar Tom King i Newport County, klubi anglez i Ligës Dy (ekuivalente me Serinë D italiane) është goli i shënuar nga distanca më e madhe ndonjëherë në historinë e futbollit: 96.01 metra.

King ka rolin e portierit për ekipin e tij dhe shënoi me një rivënie të topit në lojë në minutën e 12-të të pjesës së parë të sfidës kundër  Cheltenham Town. Topi kaloi pothuajse të gjithë fushën dhe më pas, me një kërcim, mashtroi portierin rival, i cili u gjend  jashtë shtyllave.

Ndeshja më pas përfundoi 1-1. Rekordi i mëparshëm, që daton që nga viti 2013, i përkiste boshnjakut Asmir Begovic, gjithashtu një portier, i cili me fanellën e Stoke City kishte shënuar kundër Southampton nga 91.9 metra larg.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme