Toney, gol i çmendur në rikthim pas 8 muajsh skualifikim për

Ivan Toney u rikthye në fushë pas një ndalimi tetë muajsh, të shkaktuar nga 232 baste në ndeshje futbolli, dhe këtë e bëri me një gol të çmendur nga një goditje dënimi pas nëntëmbëdhjetë minutash kundër Nottingham Forest. I ndaluar në mes të majit, Toney e mbylli sezonin si golashënuesi i tretë më i mirë në Premier League me 20 gola pas Kane (30 gola) dhe Haaland (36 gola).
Për katër muaj ai madje u ndalua të hynte në qendrën sportive të Brentfordit, por makthi përfundoi falë vullnetit të sulmuesit, i cili premtoi të kthejë mbështetjen e klubit të tij për të mposhtur varësinë nga bastet.
Toney ka shënuar tre gola nga goditja e dënimit nga dhjetë tentativa në Premier League që nga fillimi i sezonit të kaluar, barazohet me James Ward-Prowse
Përsa i përket ndeshjes, Brentford ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Nottingham Forest, ndërkohë që portiere kuqezi, Thomas Strakosha e ka ndjekur sfidën nga stoli. Trajneri i Brentford, Thomas Frank vazhdon ti besojë postin e titullarit Mark Flekken.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




