Topalli: Shqipëria është afër destabilizimit, për shkak të varfërisë që e ka pllakosur

Politikë | 6 vite më parë

Ish-kryetarja e parlamentit dhe nënkryetarja e PD Jozefina Topalli, aktualisht kryetarja e formacionit më të ri politik “Lëvizja për Ndryshim” Jozefina Topalli, ka paralajmëruar se Shqipëria është afër destabilizimit, për shkak të varfërisë që e ka pllakosur.
Deklaratën e saj zonja Topalli e ka bërë gjatë një emisioni televiziv të hënën në mbrëmje. “Për kushtet ku ndodhet Shqipëria, ku jetohet në varfëri, e vendi im është afër destabilizimit. Është një vend i vjedhur në përmasa të frikshme, thotë Global Iniciative. Asnjë qeveri në botë nuk rri dot nëse gjysma e popullit është në varfër” tha zonja Topalli. “Kemi krizë të gjithanshme dhe vjen për shkak të deligjitimit të forcave politike” shtoi ajo. Zonja Topalli tha se njerëzit kanë humbur besimin tek politika, ndërsa opozita duket e paaftë për të kryer misionin e saj. “Opozita është e paaftë për të kryer misionin e saj. Opozita, edhe kur ishte në parlament, nuk u ballafaqua dot me argumente” tha ”, kryetarja e formacionit më të ri politik “Lëvizja për Ndryshim”. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme