Topalli: Vendi ynë ka nevojë për lider të pa korruptuar

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, deklaroi se vendi ynë ka nevojë për vendime të forta kundër korrupsionit dhe varfërisë. Sipas saj, Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të mirë.
“Lëvizja për Ndryshim synon zëvendësimin qeverisjes së keqe me një qeverisje të pastër, pa korrupsion. Prandaj ajo eshte kundra 3 kryetarëve të korruptuar! Kostoja e korrupsionit është e gjithanshme. Ai dobëson demokracinë, rrit pabarazinë sociale, ka një impakt negativ në investime dhe në rritjen ekonomike. Korrupsioni çon në atë që quhet kapja e shtetit nga pak familje që janë të lidhura mirë me njëra tjetrën. Kjo rrit papunesine dhe varfërinë. Kjo ka ndodhur në vendin tonë dhe është shkaku kryesor që të rinjtë nuk gjejnë punë dhe për këtë arsye ikin nga vendi i tyre“, deklaroi Topalli.
Sipas saj, mungesa e mundësive për punësim ishte shqetësimi më i madh për 30% të të anketuarve në Shqipëri nga Eurobarometri, ndërsa 66% e qytetarëve e kanë vlerësuar mungesën e vendeve të punës si pengesën më të madhe për sigurimin e një pune.
“Duke pasur parasysh këto sfida, shumë shqiptarë të rinj dhe të kualifikuar, vazhduan të drejtohen në emigracion, referon Banka Botërore. Banka vë në dukje se, pandemia Covid 19 e ka goditur më tej tregun e punës. Eshtë koha për ndryshim! Eshtë imperative zëvendësimi i politikës së korruptuar të tre kryetareve me politikën e shpresës”, deklaron Topalli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




