Torturuan të dënuarin shqiptar, arrestohen 4 policët grekë

Katër policë grekë kanë rënë në pranga pasi kanë torturuar një të burgosur shqiptar, njofton cnn.gr.
Sipas tij tre policë dhe shefi i tyre janë dërguar në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë.
Ngjarja u zbulua pas ankesës së bërë nga i dënuari shqiptar në burgjet greke. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.
I burgosuri shqiptar është ankuar në polici se teksa ndodhej në kafazin e transfertave nga Selaniku në Korydallos. Ai tha se efektivët e kanë goditur në kokë pasi u ka kërkuar ujë gjatë rrugës. Veç dhunës, ata nuk i kishin dhënë as ujë.
I burgosuri u ankua gjithashtu se kur mbërriti në burgun e Korydallosit i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë.
Brenda kafazit ndodheshin njëmbëdhjetë të burgosur të cilët gjithashtu dëshmojnë se policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar, ndërsa për kaskën policia pretendon se i ishte vendosur pasi i burgosuri po tentonte ta godiste vetë kokën në kafaz.
Por kur ka mbërritur në Korydallos, një roje burgu ka pikasur shenjat në kokën e të burgosurit. Ai ka njoftuar autoritetet përkatëse çka ka nxitur arrestimin e katër policëve.
( Sipas cnn.gr. )
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



