Tottenham kërkon një gjerman si pauses të Conte-s

Angli | 4 vite më parë

Kontrata e italianit Antonio Conte skadon në fund të këtij sezoni dhe klubi i Tottenham nuk ka ndërmend t’ia zgjasë madje edhe vetë trajneri kohë më parë ka bërë me dije se ky mund të ishte sezoni i fundit me Tottenham. Pas eleminimit nga Champions League, londinezët po kërkojnë një trajner me emër dhe i pari në listën e tyre është Thomas Tuchel.

Pak muaj pas shkarkimit nga stoli drejtues i Chelsea-t, gjermani mund të ndryshojë fanellë por jo qytet edhe pse bisedimet janë ende në fazë fillestare dhe klubi nuk dëshiron të shpërqëndrojë skuadrën nga objektivi i vetëm për të cilin lufton dhe që është një nga 4 vendet e para të Premier League për të siguruar zonën Champions.

Emri tjetër, i dyti në listën e “Gjelave” është ai i argjentinasit Mauricio Pochettino, edhe ai momentalisht pa një detyrë pas largimit nga PSG ku i la vendin Christophe Galtier. Tifozët kërkojnë argjentinasin ndërsa pronari Daniel Levy dëshiron gjermanin që për ta bindur, duhet t’i premtojë edhe investime domethënëse në skuadër pasi Tuchel nuk synon të marrë drejtimin e një skuadre që nuk lufton për trofe.   O.K.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme