Tragjedi në Maharashtra të Indisë, 10 foshnja humbin jetën nga zjarri në një spital

Botë | 6 vite më parë

Një tragjedi fatkeqe ndodhi në një spital shtetëror në Maharashtra të Indisë. 10 foshnje të porsalindura midis grupmoshës nga një deri në tre muaj vdiqën pasi një zjarr shpërtheu në një spital rreth orës 2 të mëngjesit, njoftojnë mediat nga ky vend. 
Së bashku me Kryeministrin Narendra Modi, Zëvendës Presidenti gjithashtu e quajti atë një tragjedi zemëruese. 
Raportohet se shtatëmbëdhjetë foshnje u pranuan në njësinë e kujdesit për të porsalindurit në spitalin qeveritar katër katësh. 
Spitali ndodhet 900 kilometra larg Mumbai. Shtatë foshnje që gjendesish në repartin e të lindurve u shpëtuan nga oficerët e zjarrfikës. Të tjerët fatkeqsisht nuk mund të shpëtoheshin. 
Gaurav Rehpade, një dëshmitar okular dhe një djalë i lagjes, deklaroi se ai ishte duke bërë detyrën e tij dhe mori një telefonatë rreth orës 1:45 të mëngjesit që një zjarr ka shpërthyer në njësinë e kujdesit neo-natal. 
Kryeministri i Maharashtrës Uddhav Thackeray ka kërkuar një hetim të menjëhershëm. Autoritetet e spitalit janë nën hetim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme