Tragjedia në Greqi, shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e trenave

Rajon | 4 vite më parë

Ka shkuar në 57 numri i viktimave nga tragjedia e përplasjes së dy trenave të Tempi të Greqisë. Sipas kreut të mjekësisë ligjore të Larisës, Rubini Leontari, tashmë po kryhen analizat e ADN-së për të identifikuar viktimat, teksa pritet që numri i personave të vdekur të rritet akoma.

Ende vijon operacioni i kërkim-shpëtimit në terren, ku forcat zjarrfikëse po punojnë kërkojnë në vagonat e shkatërruar të trenave.

Shumë nga pasagjerët në bord ishin studentë rreth të 20-tave që ktheheshin në Selanik pas një fundjave të gjatë duke festuar Kreshmën Ortodokse Greke, teksa familjarët kanë dhënë mostra të ADN-së për të ndihmuar përpjekjet e identifikimit, teksa procesi pritet të përfundojë sot.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së së martës, ku një tren pasagjerësh që transportonte 350 persona u përplas me një tren mallrash pasi të dy përfunduan në të njëjtën linjë, duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë.

Një përgjegjës stacioni 59-vjeçar në Larisa është akuzuar për vrasje nga pakujdesia dhe do të dalë në gjykatë të enjten. Ai ka mohuar akuzat, duke deklaruar se shkak për përplasjen u bë një defekt teknik.

Ministri i transportit i vendit ka dhënë dorëheqjen për incidentin, duke thënë se ai do të marrë përgjegjësinë për “dështimet e gjata” të autoriteteve për të rregulluar një sistem hekurudhor që nuk ishte i përshtatshëm për shekullin e 21-të. Ndërkohë, qeveria greke ka premtuar një hetim të pavarur që premton se do të japë drejtësi./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme