Transformimi i Gjanicës, qytetarët: Realizimi i tij ishte një ëndërr e bukur

Nga një fatkeqësi e njollë e zezë për qytetin e Fierit, lumi Gjanica dalëngadalë po bëhet një vlerë e shtuar, urbane, arkitekturore e sociale për këtë qytet. Është në përfundim faza e dytë e projektit të transformimit të tij.
Kryetar i bashkisë Fier, Armando Subashi u shpreh se “Projekti ishte i plotë, i kushtuam rëndësi edhe mobilimit urban dhe arkitektonik”, u shpreh ai.
Së shpejti pritet faza e tretë e këtij projekti, për të përmbyllur transformimi e 5.5 kilometrave ku shtrihet ky lum, nga ish furrat e bukës e deri tek Ura e Sheqit.
“Besoj brenda 2 vitesh mund të përfundojë, më shumë dukej si ëndërr e bukur se mund të realizohej në kaq pak vite”, u shpreh Subashi.
Veç rehabilitimit të shtratit të lumit, në të dy anët e tij tashmë shtrihen shëtitore të ndriçuara e kënde kreative dhe argëtuese. Projekti ka vlerën e 6 milionë eurove.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




