Trazirat bankare dhe përpjekjet për uljen e inflacionit, Banka Qendrore amerikane rrit normën e interesit

Ekonomi | 4 vite më parë

Banka qendrore amerikane ka rritur këtë të enjte (23 mars) normat e interesit, pavarësisht dështimeve bankare dhe frikës në rritje për trazira që mund të rrjedhin nga marrja e këtyre masave.

Rezerva Federale ka rritur me 0.25 % normën bazë, ndërsa e ka konsideruar sistemin bankar si të shëndoshë dhe elastik. Por Banka Qendrore sinjalizoi gjithashtu se ka të ngjarë të jetë pranë fundit të rritjes agresive të normave të interesit.

Pas rënies së dy bankave të mëdha amerikane, Silicon Valley Bank dhe Signature Bank, Rezerva Federale ka paralajmëruar se kjo gjë mund të sjellë forcimin e kushteve të kreditimit dhe të ndikojë në aktivitetin ekonomik, punësimin dhe inflacionin, raporton BBC.

Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell tha se Rezerva Federale mbetet e fokusuar në luftën e saj të inflacionit.

Ka shqetësime për vlerën e obligacioneve të mbajtura nga bankat pasi rritja e normave të interesit mund t’i bëjë ato obligacione më pak të vlefshme.

Bankat priren të mbajnë portofole të mëdha obligacionesh dhe si rezultat janë në humbje të konsiderueshme të mundshme. Rënia e vlerës së obligacioneve të mbajtura nga bankat nuk është domosdoshmërisht problem nëse ato nuk janë të detyruara t’i shesin ato.

Autoritetet në mbarë botën kanë thënë se nuk mendojnë se dështimet kërcënojnë stabilitetin e gjerë financiar dhe duhet të shpërqendrohen nga përpjekjet për të vënë nën kontroll inflacionin.

Javën e kaluar, Banka Qendrore Evropiane rriti me 0.5 pikë përqindje normën bazë të interesit.

Banka e Anglisë do të marrë këtë të enjte (23 mars), vendimin e saj për normën e interesit, një ditë pasi shifrat zyrtare treguan se inflacioni u rrit papritur në shkurt në 10.4% .

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme