Tregtimi i lëndëve piroteknike- Kontrolle në terren në Shkodër, asnjë rast i konstatuar

Sociale | 3 vite më parë

Prej 15 dhjetorit inspektorët e repartit zjarrfikës në Shkodër kanë dalë në terren ku fokusi i tyre është ndalimi i shitjes së lëndëve piroteknike, për kategoritë e rrezikshme.

Këtë vit subjektet ende nuk kanë nis shitjen e tyre thotë shefi i sektorit të parandalimit pranë repartit zjarrfikës.

Subjektet e kanë të ndaluar shitjen e lëndëve piroteknike për të miturit. Në çdo rast që mund të konstatohet do merren masat përkatëse thonë ekspertet.

Këtë vit subjektet që duan të tregtojnë lëndë piroteknike të kategorive F1 F2 dhe F3  do të pajisen më parë me certifikatë të kushteve dhe përdorimit në qendër.

Gjë e cila duket se ka ndikuar në frenimin e tyre në ditët e para të kontrolleve, inspektorët nuk kanë hasur asnjë rast shitje.

Ndalimi i tregtimit të këtyre lëndëve ka sjellë impakte pozitive thonë ekspertet pasi vitet e fundit nuk ka patur raste të incidenteve gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Gazetar: M Gjoni

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme