Tregtimi i mallrave të skaduara – AKU Durrës ka sekuestruar 5 ton mallra muajt e fundit

Afro 620 inspektime janë kryer vetëm në dy muajt e fundit nga drejtoria rajonale e AKU në Durrës me synim ndërgjegjësimin e operatorëve të biznesit ushqimor për respektimin e legjislacionit në lidhje me sigurinë ushqimore.
Nga kontrollet e kryera në subjekte të ndryshme janë sekuestruar afro 4.9 ton mallra ushqimorë.
Në prag të sezonit turistik pritet që të rritet aktiviteti tregtar i subjekteve të biznesit ushqimor.
Drejtori i AKU Durrës, Elton Varaku iu bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet kur hasin mallra të skaduara.
“Jo më larg se dje kishim një denoncim në një mini-market, ku në bashkëpunim me Krimin Ekonomik u zbulua që kishte mall të skaduar. Morëm masa ndaj biznesit’, tha Varaku.
Në bazë të planit të hartuar, kjo drejtori kryen kontrolle periodike në gjithë zonën që mbulon qarku Durrës.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




