Tregu i përbashkët europian- Politikbërës dhe ekspertë diskutojnë për integrimin në BE të Shqipërisë

Aktualitet | 3 vite më parë

Rruga për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët europian ishte në qendër të një takimi të organizuar në Tiranë nga instituti hungarez i punëve të jashtme në kuadër të forumit të Budapestit për Ballkanin.

I ngarkuari me punë i Hungarisë në vendin tonë, Adam Lovassy nënvizoi rëndësinë e përfshirjes në këtë treg edhe për vendet e Ballkanit.

“Të mos harrojmë që BE mbështet në 4 të drejta, lëvizjen  e lirë të mallrave, kapitaleve, shërbimeve dhe njerëzve . Unë besoj se këto 4 liri çojnë në mirëqenien e njerëzve të njerëzve dhe sipërmarrjeve edhe në Shqipëri”, tha Lovassy.

Takimi ku morën pjesë politikbërës dhe njohës të zhvillimeve ndërkombëtare dhe ekonomike u mbajt në Fakultetin Ekonomike të Universitetit të Tiranës.

Zëvendëministrja e jashme, Megi Fino u ndal tek nevoja e zhvillimit të tregut rajonal.

Hungaria do të mbajë presidencën e radhës së BE në gjysmën e dytë të këtij viti. 

Gazetare: Albana Agolli

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme