Tregu rajonal për bimë mjekësore, fermerët shqiptarë duhet të tregojnë kujdes me pesticidet

Sociale | 3 vite më parë

Për të dalë në tregun rajonal dhe më gjerë me bimët medicinale dhe ato aromatike, fermerët e rajonit të Korçës duhet të bëjnë kujdes me trajtimin e tyre, pa përdorur plehra kimike dhe pesticide. Për doktoreshën e shkencave bujqësore Elvana Zhezha kjo është forma e vetme që ata të jenë konkurues në treg me prodhime të një cilësie të lartë.

“Është një sektor me potencial shumë të lartë për të rritur eksportet por sigurisht cilësia dhe standartet pikërisht tani që po hymë në udhëtimin për t’ju përafruar komunitetit evropian sepse dhe standartet janë diskutimi i ditës dhe shumë i rëndësishëm. Është e rëndësishme të ndryshojmë mentalitetin sepse tashmë nuk jemi më në fazën për të shitur sasi jemi në fazën cilësi dhe Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm. Tregu gjithmonë ka qenë por tani është në rritje dhe kërkon më shumë cilësi”, tha Elvana Zhezha, Doktoreshë e Shkencave Bujqësore.

Qarku i Korçës nga viti në vit ka shtuar sipërfaqet e mbjella me bimë medicinale dhe aromatike. Një pjesë e fermerëve që merren me kultivimin e këtyre bimëve, edhe për shkak të rritjes së sipërfaqeve kanë arritur të kenë partneritet në tregun evropian dhe me gjerë.

E gjithë kjo ka ardhur për shkak të ruajtjes së standardeve të kultivimit të këtyre bimëve. Ka fermerë të tjerë me sipërfaqe më të vogla që për shkak të mos ruajtjes se standardeve e kanë pasur të vështirë të gjejnë treg, e madje kur e kanë gjetur, janë detyruar të shesin me çmime të ulëta.

Gazetare: K. Koçi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme