Trëndafila dhe akacie në Përmet – Mbillen rreth 2 mijë fidanë në qytet e përgjatë lumit Vjosë

Sociale | 3 vite më parë

Bashkia e Përmetit po shton dita ditës hapësirat e gjelbra dhe po kontribuon në mbrojtjen e ekosistemi.

Kjo nismë vjen në kuadër të vitit të pyllëzimit. Duket ditur se Përmeti është i njohur edhe si qyteti i trëndafilave mbi 1 mijë e 500 rrënjë trëndafila i janë shtuar qytetit në brendësi dhe periferi të tij. 

Por nuk kanë munguar as fidanë të tjerë si dafine, aksie, pisha, ullinjë dhe pemë të tjera dekorative.

Kësaj nisme i janë bashkuar edhe të rinjtë e Këshillit Rinor duke mbjellë fidanë dafine dhe pemë të tjera në hyrje të qytetit të Përmetit.

Rreth 400 fidanë aksie janë mbjellë në brigjet e lumit Vjosa, kjo për të shmangur gërryerjet që vijnë nga prurjet e shumta të këtij lumi.

Ndërkaq, aksioni i mbjelljes së pemëve është shtrirë edhe në të gjitha fshatrat e kësaj bashkie.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme