Tritan Shehu: Mazhoranca po bën represion, Berisha duhet të ishte pjesë e grupit të PD-së në Kuvend

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka deklaruar nga Kuvendi se mazhoranca po bën represion ndaj ligjvënësve demokratë dhe i ka mohuar kryetarit të kësaj force politike të drejtën për të qenë anëtar i Grupit Parlamentar të kësaj force politike.
“Shpresoja që seancën ta fillonim duke bërë një reflektim se ku të çojnë gabimet, shkelja e demokracisë, rregullores, që na mbrojnë neve nga këneta ku ramë”, u shpreh Shehu.
Shehu nënvizoi se Berisha është pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike duke shtuar se “të tjerat janë elementë që lidhen me burgosjen e tij politike, jam i bindur që do të zgjidhjen nga përballja popullore me regjimin”.
“Deformimi i thellë që iu bë këtë grupit parlamentar të PD-së, për represionin e thellë që iu është bërë këtu deputetëve të PD për mohimin e të drejtës të kryetarit të PD për të qenë anëtar i grupit të PD, cenimi i kësaj të drejte cenon rëndë demokracinë. Shpresoja që seancën ta fillonim duke bërë një reflektim se ku të çojnë gabimet, shkelja e demokracisë, rregullores, që na mbrojnë neve nga këneta ku ramë. Ju kërkoj menjëherë të rivendosni së paku këtë të drejtë të madhe, Sali Berisha është pjesë e grupit parlamentar të kësaj partie politike, të tjerat janë elementë që lidhen me burgosjen e tij poltike, jam i bindur që do të zgjidhjen nga përballja popullore me regjimin”, tha Shehu.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



