Tritoli ndaj mobilerisë në Fushë-Krujë, dyshime tek konkurrenca

Aktualitet | 4 vite më parë

Shpërthimi me lëndë plasëse, vendosur një mobilerie në fshatin Arrameras në Fushë Krujë dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konkurrencës.

Shpërthimi ndodhi në orët e mbrëmjes së të premtes. Ndërsa sasia e vendosur e tritolit, është e konsiderueshme për shkak të dëmeve të shkaktuara edhe në bizneset përreth. Fatmirësisht asnjë pasojë për jetë njerëzish.

Në momentin e shpërthimit në object ka patur dhe 3 fëmijë të mitur, pasi në katin e parë të saj ndodhet dhe banesa e pronarit të objektit, Bujar Caracit i cili ndodhet në Greqi.

Familjarët e tij gjatë marrjes në pyetje kanë deklaruar se objektin ia kanë dhënë me qira të afërmit të tyre, Desar Çangu ndërsa kanë pohuar se vetë nuk kanë probleme apo konflikte.

Gjithashtu në pyetje është marrë edhe qiraxhaiu që shfrytëzon objektin për mobileri, Desar Çangu i cili po ashtu ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo familjare me askënd

Paraprakisht pistat e hetimit të çojnë në një sulm që mund të ketë lidhje me biznesin.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme