Trump në samitin e NATO-s: Ukraina dhe Rusia duan të arrijnë një marrëveshje

Botë | 3 muaj më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur optimizëm se lufta në Ukrainë mund të përfundojë së shpejti, duke theksuar se si Kievi ashtu edhe Moska dëshirojnë të arrijnë një marrëveshje paqeje.

Siç kemi raportuar, mbështetja ushtarake e NATO-s për Ukrainën pritet të dominojë samitin e Aleancës në Ankara,” tha Trump gjatë deklaratave të tij.

I pyetur për luftën e Rusisë në Ukrainë, ai u shpreh se shpreson që konflikti të zgjidhet “shumë shpejt”.

Që të dyja palët duan të bëjnë një marrëveshje,” shtoi Trump, duke iu referuar Ukrainës dhe Rusisë.

Samiti i NATO-s në Ankara po zhvillohet në një moment kyç, ku çështja e Ukrainës pritet të jetë në qendër të diskutimeve.

Vendet anëtare të Aleancës pritet të trajtojnë nivelin e mbështetjes ushtarake për Kievin, ndihmën afatgjatë si dhe mundësitë për një zgjidhje diplomatike të konfliktit që po zgjat prej më shumë se tre vitesh.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur administrata e tij po thekson nevojën për një zgjidhje të shpejtë të luftës, duke u përqendruar te diplomacia dhe negociatat direkte midis palëve.

Trump ka kritikuar më herët kostot e larta të mbështetjes perëndimore për Ukrainën dhe ka paralajmëruar se një marrëveshje paqeje është e domosdoshme për stabilitetin global.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme