Trump: SHBA do arrijnë një marrëveshje me Iranin ose do të përfundojnë atë që nisën

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të arrijnë një marrëveshje me Iranin, ose “do të përfundojnë punën e nisur” duke ripërsëritur kërcënimin e tij për veprim ushtarak.
Bisedimet SHBA-Iran përfunduan javën e kaluar pa ndonjë shenjë publike përparimi drejt një paqeje të qëndrueshme, pavarësisht një armëpushimi 60-ditor që synonte të krijonte hapësirë për diplomaci pas sulmeve amerikane dhe izraelite që shkaktuan konfliktin.
“Ne ose do të bëjmë një marrëveshje, ose do të përfundojmë punën. Dhe nuk do të jetë e vështirë. Preferoj të bëj një marrëveshje, sepse nuk dua të preken 91 milionë njerëz. Ne mund t’i rrëzojmë urat e tyre brenda një ore, mund të shkatërrojmë furnizimin e tyre me energji… Ata tani nuk kanë para. Ne nuk u kemi dhënë asnjë para”, tha Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.
Armëpushimi 60-ditor ishte menduar nga Washingtoni për të ringjallur diplomacinë mbi ndalimin e zhvillimit të armëve bërthamore nga Irani.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




