Tryeza e parë për matjen e audiencës – Për Kryetaren e AMA-s, domosdoshmëri mbarëvajtja e tregut

Përfaqësues të mediave më të mëdha në vend janë mbledhur në një tryezë, organizuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe vendosen ngritjen e një grupi pune i cili do të përcaktojë më tej procesin që do të çojë në fillimin e procedurës për matjen e audiencës.
Kryetarja e AMA-s, Amela Krasniqi theksoi se institucioni që ajo përfaqëson do të kontribuojë në proces vetëm si konsulent por vendimet do të jenë të gjitha nga një komision që do të ngrihet në mbledhjen e ardhshme.
“AMA do të bëjë vetëm rregullatorin, do ju japi të gjitha informacionet e nevojshme për funksionimin, metodologjitë“, tha Krasniqi.
Matja e audiencës për të gjitha mediat audiovizive është një domosdoshmëri e gjithashtu është një nga detyrat e lëna në Raport-Progresin për Shqipërinë.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




