Turizëm pa ujë të pijshëm në Kune/ Qytetarët dhe bizneset blejnë ujin tek autobotet

Ndërsa sezoni turistik në Shëngjin po shkon drejt kulmit të tij, furnizimi me ujë të pijshëm është kthyer në shqetësim për pushuesit.
Situata më problematike paraqitet në zonën e Kunes. Uji rrjedh rrallë herë në çezma, e madje është i pakonsumueshem për shkak të ndotjes.
Në këto kushte familjar e biznese detyrohen ta blejnë ujin e pishëm dhe atë për të larë përmes autoboteve.
Mungesa e vazhdueshme po dëmton turizimin në këtë zonë e cila është mjaft e frekuentuar gjatë sezonit të veres.
Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Lezhë thotë se po bëjnë të pamunduren per furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshem të Shëngjinit, por zgjerimi i kësaj zone turistike me ndërtime të reja i ka vënë në vështiresi.Kjo problematikë pritet të marrë zgjidhje me ndërtimin e ujësjellësit, investim i cili pritet të nisë së shpeji.
Gazetar Norel Zaimi
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




