Turizmi dentar në Shqipëri, pikë e fortë edhe për Fierin, njëkohësisht bëjnë dhe turizëm kulturor

Andy Vermaut, gazetar për BE-në dhe ambasador i BE-së për Klimën këto ditë ndodhet në Fier. Jo në një udhëtim pune, por për të marrë shërbim dentar.
“Sepse një shërbim dentar këtu është 7 herë më i lirë dhe 7 herë më i mirë”, tha gazetari Andy Vermaut.
Nuk e ka për herë të parë vizitën në Shqipëri dhe është i mahnitur sidomos për harmoninë fetare, vlerë që nuk para e has në vendin e tij, qendër e rëndësishme e intitucioneve më të larta evropiane:
“Kam parë që myslimanët janë martuar me të krishterë dhe anasjelltas. Është shumë gjë e bukur të shohësh xhaminë dhe kishën ngjitur me njëra tjetrën. Ky është një mësim për Belgjikën që do ta marr me vete dhe do t’u tregoj se njerëzit në Shqipëri jetojnë të bashkuar. Në Belgjikë kjo nuk është e mundur, ajo që kam parë këtu nuk është e mundur”, tha gazetari.
Italia, për shkak të afërsisë vijon të mbajë numrin më të lartë të asaj që tashmë e quajmë turizëm dentar apo estetik. E siç do të ishte normale, ndërsa marrin shërbimin për të cilin kanë zgjedhur Shqipërinë, bëjnë edhe turizëm.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




