Turizmi në Berat/ 2023 vit i suksesshëm, Turistët: Është magjepsës. Me njerëz mikpritës dhe ushqim të mirë

Si asnjëherë më parë, këtë vit Berati ka qenë i tej mbushur me vizitorë vendas dhe të huaj. Kalaja e qytetit, dhe padyshim Muzeu Ikonografik “Onufri”, që shpalos në ikonat e tij bashkëjetesën fetare ndër shekuj, mbeten pikat më të frekuentuara.
Edhe lagjet Mangalem e Goricë, pjesë e UNESCO-s, po joshin mjaft turistët, që nxitojnë të shkrepin fotot në zonat karakteristike muzeale. Ata që vijnë për herë të parë janë shumë të befasuar nga qyteti, në të cilin çdo gur ka një histori për të treguar.
“Hera e pare që jam këtu. Vij nga Polonia. Ndalesa e pare ishte kalaja, më do të ecim në rrugët e qytetit të 1 mije dritareve, me pas do vizitojmë kishat Kalaja ka shume gjelbërim rreth e rrotull, mund të mbusheshe me ajër. Edhe pse vete nuk eci shume, u ndjeva shume mire
Është shumë bukur. Dje ishim tek ura, pamja ishte fantastike. Njerëzit janë të mrekullueshëm, dhe mikpritja po ashtu. Mbrëmë shijuam kos me mjaltë dhe byrek me kungull, ngjason me gatimet pulieze”, shprehen turistët.
Turistët i tërheq shumë ushqimi tradicional. Vali Plaku, pronarja e një prej restoranteve që janë hapur në Kala thotë se nga viti 1992 ofron për turistët gatime të zonës
Sipas statistikave, vetëm në 6-muajt e parë të këtij viti, Beratin e kanë vizituar mbi 500 mijë turistë, ndërkohë deri në fund të vitit numri total i turistëve pritet të arrijë deri në 900 mijë.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




