Turizmi religjoz në Përmet, rritje të interesit të vizitorëve për objektet e kultit fetar

Sociale | 2 vite më parë

Objektet religjoze  falë vlerave  të arkitekturës , historisë dhe trashëgimisë kulturore po kalojnë  gjithnjë e më tepër në interesin e vizitorëve vendas dhe të huaj. Sipas shefit të seksionit pranë Drejtorisë rajonale të trashëgimisë kulturore Berijan Premte turizmi fetar po rritet me shpejtësi në zonën e Përmetit.

“Është një dukuri që ndiqet më shumë nga guidat e organizuara, vijnë që nga Tirana specifikisht. Është menduar nga disa agjenci private që ti japin një tur të vendeve të shenjta jo vetëm  në Përmet por edhe të rrethit Gjirokastër”, u shpreh Berijan Premte shef seksioni pranë DRTK.

Për ta zhvilluar më tej turizmin religjoz  në Përmet  është e nevojshme prezenca e ciceronëve   në disa prej objekteve të kultit  shtoj me tej Premte.

Objektet e kultit fetar gjatë kësaj vere janë ndalesë tërheqëse për turistët duke i bërë më impresionuese guidat turistike në zonën e Përmetit.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme