Turqi, vazhdojnë operacionet e kërkim shpëtimit

Rajon | 6 vite më parë

Të paktën katër persona kanë humbur jetën, prej të cilëve njëri është mbytur, si dhe janë lënduar 120 të tjerë si pasojë e tërmetit 6,6 ballë që ka goditur ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir të Turqisë, njoftoi Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), njofton Anadolu Agency. “Sipas informacionit të marrë nga Qendra e Koordinimit të Shëndetësisë dhe Fatkeqësive, katër qytetarë prej të cilëve njëri duke u mbytur kanë humbur jetën, ndërsa 120 janë lënduar”, bëhet e ditur në njoftimin e AFAD. 
Ajo njofton gjithashtu se për t’u përdorur në punimet në rajon janë dërguar 3 milionë lira si dhe 3 mauna të koordinimit mobil nga qytetet Sakarya, Bursa dhe Afyon. Guvernatori i Izmirit njoftoi se deri më tani 70 persona janë shpëtuar nga rrënojat e tërmetit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme