U arratis nga një burg në Londër, policia britanike kap të dyshuarin për terrorizëm

Një ish-ushtar, i cili u arratis nga një burg në Londër ndërsa priste gjykimin për akuzat për terrorizëm u kap të shtunën. Kjo u bë e ditur nga policia britanike.
Daniel Abed Khalif (Daniel Abed Khalife) ishte në arrati prej katër ditësh, përpara se një kërkim masiv nga ana e policisë arriti ta prangoste sërish atë në Chiswick në perëndim të Londrës.
Khalife u arratis duke shfrytëzuar fundin e një kamioni që dërgonte ushqime në burgun Wandsworth të mërkurën. Arratisja ndezi një stuhi kritikash pasi kundërshtarët politikë fajësuan partinë konservatore në pushtet për paaftësi.

Khalif, 21 vjeç, akuzohet për vendosjen e bombave të rreme në një bazë ushtarake dhe për shkeljen e Aktit të Sekreteve Zyrtare të Britanisë duke mbledhur informacione “që mund të jenë të dobishme për një armik”.
Ai u shkarkua nga ushtria britanike pas arrestimit të tij në fillim të këtij viti, pork a mohuar akuzat. Gjyqi i tij është caktuar për në nëntor.
Policia e Londrës kundër terrorizmit kishte ofruar një shpërblim prej 20,000 paund (25,000 dollarë) për informacione që çonin në arrestimin e tij.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




