U arrestuan pas protestës së opozitës, Gjykata lë në “detyrim paraqitje” 4 protestuesit

Katër protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës më 19 prill janë liruar nga Gjykata ditën e sotme (22 prill). Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata u lanë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të marrë pjesë në grumbullime publike deri në përfundim të hetimeve.
Ata akuzohen se hodhën molotov dhe dhunuan efektivë gjatë protestës së opozitës para Bashkisë Tiranë.
Më 19 prill në protestën e opozitës para Bashkisë Tiranë u përdorën molotov dhe pati ushtrim dhune ndaj kordonin të efektivëve. Këto veprime u dënuan edhe nga ambasadat e SHBA, BE dhe prezenca e OSBE-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




