U caktua kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë, Bala: Do përmbushim objektivat, asnjë punë nuk bëhet vetëm

Politikë | 3 vite më parë

Blerina Bala ka reaguar pas caktimit të saj nga ana e Këshillit Bashkiak të Himarës, si kryetare e komanduar e Bashkisë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bala u shpreh se muajt në vijim fokusi i Bashkisë që ajo do të drejtojë, do të jetë  përmbushja e objektivave e synimeve, kryesisht në sezonin turistik.

Ajo deklaroi se pas 10 muajsh të vështirë, duke iu referuar arrestimit të Fredi Belerit, kryetarit të zgjedhur më 14 maj, dhe arrestimit të Jorgo Goros, i cili mbajti detyrën e Kryebashkiakut deri më 23 mars, Himara meriton të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe.

 “Së pari më lejoni të bëj një falënderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim fokusi i Bashkisë Himarë do të jetë e përqendruar në punë me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik.

Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit”, shkroi Bala.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme