U kërcënua me jetë, Garda Republikës i vjen në mbrojtje gjyqtares Arnisa Këlliçi

Komisioni për mbrojtjen e magjistratëve miratoi të hënën kërkesën e gjyqtares Arnisa Këlliçi për mbrojtje të posaçme.
Ditë më parë, gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës i drejtoi kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor se anonimisht ka marrë letra kërcënuese për “mua, fëmijët e mi dhe familjen time”.
Mbrojtja e posaçme nga Garda e Republikës është miratuar për një afat kohor 3-mujor me të drejtë rishikimi në fund të këtij afati.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




