U qëllua me dy plumba gjatë fjalimit, ndërron jetë ish-kryeministri japonez

Ka ndërruar jetë në spital ish-kryeministri japonez Shinzo Abe. Ish-kryeministri nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga atentati. Abe u qëllua me dy plumba nga një 41-vjeçar, gjatë një fjalimi në Nara, raporton BBC.
Ish-kryeministri u qëllua me dy plumba dhe u dërgua në spital me helikopter në gjendje të rëndë për jetën. Ish-kryeministri mori një plumb në qafë dhe një në gjoks, duke pësuar gjakderdhje të konsiderueshme. Për këtë arsye, Abe-s iu bë transfusion gjaku në spital, por goditjet kanë rezultuar fatale dhe për pasojë ish-kryeministri është ndarë nga jeta.
Abe u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare dhe mbetet kryeministri më jetëgjatë i Japonisë. Sakaq, Policia ka arrestuar menjëherë autorin e atentatit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




