“Udha e Kryqit” në Romë, Papa e ndoqi për herë të parë nga shtëpia për shkak të shëndetit të dobët

Botë | 3 vite më parë

Papa Françesku anuloi pjesëmarrjen e tij në procesionin e së Premtes së Madhe në Koloseun e Romës në minutën e fundit, në atë që Vatikani e përshkroi si një përpjekje “për të ruajtur shëndetin e tij” përpara angazhimeve të tjera të javës së Pashkëve.

Ishte hera e parë gjatë papatit të tij 11-vjeçar, që Ati i Shenjtë nuk i merrte pjesë në këtë ngjarje tradicionale, për shkak të shëndetit. Papa Françesku pritej të kryesonte procesionin e Rrugës së Kryqit të së Premtes së Madhe , i cili rishfaq Mundimin dhe kryqëzimin e Krishtit, ndërsa shkroi për herë të parë vetë meditimet që lexohen me zë të lartë në secilën  prej 14 ndalesave, të cilat më pas i ndoqi nga shtëpia e e tij në Vatikan .

“Jetojmë në një kohë të pamëshirshme dhe kemi nevojë për dhembshuri“, – shkruante Ati i Shenjtë.

Gjatë javëve të fundit Papa 87-vjeçar ka kërkuar herë pas here një ndihmës për të lexuar me zë të lartë fjalimet e tij, ndërsa anuloi edhe predikimin gjatë të Dielës së Palmës, e cila shënon fillimin e javës së shenjtë.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme