UEFA Europa League. RTSH “zgjedh” Milanin

UEFA Europa League | 6 vite më parë

Kjo është java e futbollit elitar evropian. Në mesjavë rikthehen emocionet e Ligës së Kampioneve dhe Europa League. RTSH ka ekskluzivitetin edhe për këtë sezon për UEFA Europa League, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm ka siguruar të drejtën televizive për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin e Shqipërisë për UEFA Champions League. Ditën e enjte ka disa duele interesante për tu ndjekur, por duke parë kërkesat dhe e-mailet e tifozëve, Departamenti i Sportit në RTSH ka përzgjedhur për transmetim sërish Milanin. Në fakt italianët kanë finalen e Grupit H që e luajnë në Francë ndaj Lille. Francezët fituan pastër në “San Siro” në fillim të muajit nëntor dhe kuqezinjtë duan ti kthejnë reston në “Stade Pierre-Mauroy”, të enjten në orën 18.55. Për Milanin, lajmi i keq është mungesa e Ibrahimoviç, dëmtuar ditën e dielë në mbrëmje në fitoren përballë Napolit, ndërkohë që nuk dihet ende nëse do të jetë gati tekniku Pioli, i cili ka rezultuar pozitiv me Covid 19 pak ditë më parë. Milani kryeson Serinë A, ndërkohë që Lille është rivali i PSG në kampionatin Francez, duke u renditur e dyta. Sa i përket Grupit H në UEL, francezët kryesojnë Grupin me 7 pikë, ndërkohë që Milani është i dyti me 6 pikë. Dy rivalët e tjerë, Sparta e Pragës dhe Celtic janë përkatësisht me 3 dhe 1 pikë.             


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme