Ukraina kryen sulm me raketa ndaj objektivave në Krime

Botë | 3 vite më parë

Ukraina raportohet se ka kryer sulme të rënda me raketa ndaj objektivave ushtarake në Krime, përfshirë aeroportin Balbek të përdorur nga forcat ruse, me humbje të mundshme të avionëve dhe personelit rus.  Raketat Scalp dhe Storm Shadow janë përdorur në sulmet e së mërkurës (31 janar).

Komandanti i forcave ajrore të Ukrainës, gjenerali Mykola Oleshchuk, pranoi sulmin në Balbek, duke shpërndarë një video të një shpërthimi dhe e quajti atë një “pastrim të Krimesë nga prania ruse”. Një radar ushtarak rus u godit më herët në përgatitje të dukshme për sulmet në Krime.

Rusia dhe Ukraina kanë kryer një shkëmbim të madh të të burgosurve të luftës , një javë pasi një shkëmbim i mëparshëm u anulua kur një aeroplan transporti rus Il-76 u rrëzua. Rusia dhe Ukraina thanë të dyja se rreth 200 të burgosur u shkëmbyen të mërkurën, megjithëse shifrat e tyre të sakta ndryshonin. Rusia nuk ka paraqitur asnjë provë për pretendimin e saj se avioni i rrëzuar javën e kaluar përmbante luftëtarë ukrainas.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme