Ukraina: Rusia po bën luftë në emër të një “gënjeshtre të tmerrshme”

Botë | 3 vite më parë

Ukraina i është drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë se Rusia po bën luftë “në emër të një gënjeshtre të tmerrshme”.

Anton Korynevych u tha gjyqtarëve se “komuniteti ndërkombëtar miratoi konventën e gjenocidit për të mbrojtur, Rusia thërret konventën e gjenocidit për të shkatërruar”.

Korynevych i bëri thirrje gjykatës që të dëgjojë plotësisht çështjen dhe përfundimisht të gjejë se Rusia duhet të paguajë dëmshpërblime për pushtimin nën një pretekst të rremë.

Të hënën, Rusia i kërkoi GJND-së të hedhë poshtë çështjen dhe tha se argumentet e Kievit ishin të pavërteta, transmeton Al Jazeera.

Kyiv argumenton se Moska po abuzon me ligjin ndërkombëtar duke thënë se pushtimi ishte i justifikuar për të parandaluar një gjenocid të supozuar në Ukrainën lindore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme