Ulet çmimi i plehërave kimikë, mirëpritet nga fermerët

Ekonomi | 4 vite më parë

I shumëpritur nga fermerët, është ulur çmimi i shitjes së plehrave kimike. Çdo sipërfaqje e mbjellë me grurë në fushat e Myzeqesë po i hidhet plehu kimik pas reshjeve të shiut. Qindra kuintale pleh kimik (ure), po përdoren nga fermerët në parcelat me grurë, i blerë me një çmim më të ulët se një muaj më parë.

Me çmimin e ulur, një kuintal ure kushton 700 e 20 lekë, ndërsa një vit më parë ishte 1000 e 200 lekë.

Megjithëse ka një ulje të lehtë të çmimit, kosto për mbjelljen e grurit  mbetet e lartë. Plugimi, frezimi, fara dhe mbjellja e grurit sipas kultivuesve u ka kushtuar shtrenjtë. Ndaj, sipas fermerëve duhet shtuar edhe më shumë mbështetja financiare për ata që kultivojnë grurë.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme