Ulja e çmimit të energjisë, qytetarët në Elbasan: Lehtësim për ne

Vendimi i fundit i qeverisë shqiptare në lidhje me uljen e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e Elbasanit është një iniciativë e mirë që do i lehtësojë ata, sidomos moshat e treta.
Sipas vendimit, qytetarët të cilët konsumojnë energji elektrike nën 700 kWh në muaj do të kenë ulje 1 lek për kilovat.
Elbasani është një ndër qytetet më të mëdha të qarkut, ku dhe konsumi i energjisë elektrike është mjaft i lartë.
Kjo nismë do të nisë të zbatohet nga 1 shkurti deri në 31 dhjetor 2025.
Kur kryeministri Edi Rama e prezantoi këtë vendim ai tha se pritshmëritë janë që për tri vite Shqipëria të jetë një vend me fuqi eksportuese të energjisë në vendet europiane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




