Ulje temperaturash dhe shira, moti për ditën e enjte në vendin tonë

Dita e sotme do nisë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në ultësirën perëndimore dhe zonat veriore. Mesdita do sjellë theksim të vranësirave duke sjellë kështu shira të izoluar.
Mbrëmja dhe nata do sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike.
Në pjesën e parë të ditës, temperaturat minimale do të regjistrohen në vlerën 15 gradë Celsius, ndërsa në mesditë, temperaturat maksimale do të jenë në vlerën 30 gradë Celsius.
Era do të fryjë me një shpejtësi mesatare 40 kilometra në orë në drejtimin veri-perëndimor, duke sjellë kështu në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




