Unaza e Shkozetit/ Gropat vështirësojnë qarkullimin, burim aksidentesh

Aktualitet | 3 vite më parë

Unaza e Shkozetit në qytetin e Durrësit ndodhet në gjendje të mjerueshme në një pjesë konsiderueshme të saj. Kjo unazë, që lidh autostradën Tiranë-Durrës me mbikalimin e Plepave, është një nga akset më të ngarkuara në vend.

Me një gjatësi prej rreth 4 km, rruga përdoret pë kalimin e të gjitha automjeteve që vijnë nga Veriu i vendit dhe Tirana me destinacion Jugun.

Duke nisur nga mbikalimi i Plepave drejt autostradës, vërehen gropa në rrugë në një gjatësi prej rreth 1 km. 

Asfalti është dëmtuar rëndë, pasi në këtë rrugë kalojnë automjete të tonazheve të ndryshme.

Në këtë periudhë të vitit, unaza e Shkozetit është mjaft e ngarkuar edhe për shkak të sezonit turistik.

Burime nga Autoriteti Rrugor Shqiptar bëjnë të ditur se punimet për riveshjen me asfalt të këtij aksi pritet të fillojnë brenda muajit gusht.

Ndërhyrjet do të kryhen vetëm natën, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja normale e automjeteve gjatë ditës.

Gazetare: Flutura Tota

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme