United, Al-Thani bën ofertën e tretë, gati 5 mld stërlina për

Ofertat janë në tavolinë. Pretendentët për Mançester United kanë zbuluar letrat dhe tani vendimi pritet të merret nga pronarët e klubit, familja Glazer.
Sheiku Hamad Al-Thani ka ofruar 5 miliardë stërlina për kontrollin e 100% të aksioneve të klubit si dhe ka premtuar investime të fuqishme në modernizimin e “Old Trafford”-it si dhe të qendrës stërvitore të ekipit. Gjithashtu ai ka premtuar që të mos kursehet në merkato dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja sheiku është gati që të blejë të gjitha borxhet e klubit. Oferta e “Qatar Islamic Bank” mbërriti në Nju Jork pak minuta para afatit të vendosur nga familja amerikane.
Në këtë mes është edhe miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe. Pronari i “Ineos”, ndryshe nga sheiku, është i interesuar për të blerë vetëm 50% të aksioneve duke i lënë kështu 20% të aksioneve familjes Glazer. Ky skenar do të ishte një “makth” për tifozët dhe vetë familjen amerikane. Tifozët nuk duan më të kenë të bëjnë me Glazer-at ndërsa këto të fundit nuk duan më të kenë të bëjnë me United-in.
Në ditët në vazhdim familja Glazer do të bëjë publik vendimin mbi ofertat për klubin e Mançester United.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




