United, ultimatum subjekteve për blerjen e klubit

Është përfolur kaq shumë çështja përsa i përket shitjese së Manchester United e ndërsa subjekteve që duan të blejnë klubin e Manchester Unitedit tashmë u është dhënë një ultimatum nga “The Raine Group”.
Oferta për blerjen e klubit të “Djave të Kuq” është duke u zhvilluar në kushte të mira, me familjen mbretërore të Katarit, INEOS-in e Sir Jim Ratcliffe dhe palë të tjera që duan të blejne klubin.
Sipas mediumit “Daily Mail”, grupi financiar që organizon procesin e tenderit u ka thënë palëve se kanë 10 ditë kohë për të dorëzuar ofertën e tyre të radhës.
Drejtuesit e United do të takohen me perfaqësuesit e Katarit dhe Ratcliffe këtë javë për bisedime të mëtejme. Një takim i tillë ka për qëllim t’u tregojë ofertuesve më shumë informacion rreth klubit.
Raportet e mediave janë të ndara mbi atë se cilët janë favoritët për të blerë klubin, por ekziston një konsensus se asnjë ofertë nuk i është afruar çmimit të kërkuar të familjes Glazer dhe nëse asnjë çmim të paktën nuk i përafrohet asnjë nga ofertat nuk do të jetë e vlefshme për tu shqyrtuar raportojnë në Angli.
Megjithatë favorit shihen të jenë përfaqësuesit nga Katari duke parë edhe milionat e miliardat e shumta që ata investojnë në futbollin europian per t’i rikthyer klubet në majat e futbollit. S.M.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




